Rend dhe Ligj

Video/ Atentat mafioz në Durrës, plagoset prokurori Ndoja dhe dy të tjerë

Pasditen e të premtes një atentat mafioz u krye sot në mbikalimin e Shkozetit, pranë autostradës Tiranë-Durrës, duke plagosur tre personave. Sipas të dhënave të policisë atentati kishte për qëllim sulmin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.
Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan se në ngjarjen e ndodhur në 16:30 të plagosur kanë ngelur edhe 2 të tjerë, shoferi i Ndojit dhe shoku i tij, Aleksander Laho dhe Arlind Maloku. Prokurori i Durrësit udhëtonte me mjetin ‘benz’ me targa AA 333 ZD gjatë kohës kur një automjet tjetër i është afruar dhe ka hapur zjarr. Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht prokurori Ndoj, i cili së fundi u bë ‘mollë sherri’ mes maxhorancës dhe opozitës. Makina ku ndodhej prokurori Ndoj ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në arë.

Momenti i nxjerrjes te plagosurve nga makina


Menjëherë drejt Tiranës janë dërguar tre të plagosurit, në shoqërinë e forcave të shumta të policisë. Pas informacioneve mësohet në makinë kanë qenë dy persona me precendentë penal. Andi Maloku rreth 30 vjeç, mësohet se është në gjetje të rëndë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në shoqërinë e forcave të shumta policore. Maloku që mendohet se është shofer i Ndojit, ka marrë disa plumba, duke i prekur shtyllën kurrizore dhe njëri në gjoks.

Prokurori Arjan Ndoja

Prokurori Ndoji mësohet se ka marrë dy plumba në trup dhe së është jashtë rrezikut për jetën. Ai ndodhet në spitalin e Durrësit. Edhe Aleksandër Laho është një emër i njohur i botës së krimit. Ai njihet si i forti i Sukthit dhe mban disa emra si Landi Muharremi i njohur si “i forti i Sukthit” ose si Pëllmb Aliasi, ishte një prej personave që u akzua si i përfshirë në rrahjen barbare ndaj biznesmenit libanez, Faad Mitri. Më 10 shtator të 2016-s, Mitri u dhunua nga disa persona, të cilët e ndaluan në rrugë teksa ishte duke udhëtuar me makinë. Skena e tmerrit ndodhi në sy të familjes së biznesmenit.
"JOQ" më pas publikoi video në të cilën shfaqen se si banoët e zonës ndihmojnë të nxjerrin të plagosurit, ku mes tyre ishte edhe prokurori Ndoja. Ndërkaq burime e para bëjnë të ditur se pritet me interes dëshmia e prokurorit dhe Muharremit dhe se mendohet se ata e kanë parë se kush e kanë qëlluar.

Video e publikuar nga "JOQ" nga momenti i nxjerrjes se te plagosurve

Policia nuk ka dhënë një komunikatë zyrtare për ngjarjen, porse mendohet paraprakisht se Ndoji ishte shenjëstra e këtij atentati. Në Durrësit kanë shkuar menjëherë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Që të dy kanë shkuar në spitalin e këtij qyteti, duke kominikuar me dy të plagosurit. Policia ka nisur kërkime në zonën e Sukthit ku mendohet se janë fshehur atentatorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë