Arturo Vidal po bën presion për tu larguar nga Barcelona. Nuk është një mister tashmë, por një e vërtetë. Mesfushori kilian ka paditur klubin blaugran për mospagimin e bonuseve të përcaktuara në kontratën e tij, për sezonin e kaluar. Një gjest që, edhe për momentin, tregon dëshirën e tij për tu transferuar dhe ribashkuar me Antonio Conte-n.
Interi po hedh hapa konkretë dhe vendimtarë drejt Arturo Vidal, aq shumë sa, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka gjetur edhe marrëveshjen ekonomike me ish-mesfushorin e Juventusit. 5 milionë euro neto në sezon dhe një kontratë deri në vitin 2022. Jo keq për një lojtar 32-vjeçar. Por, negociatat me Barcelonën nuk janë mbyllur ende. Gjetja e një marrëveshje me lojtarin është e rëndësishme, por nuk e zgjidh çështjen mes dy klubeve. Oferta e zikaltërve për huazim me të drejtë blerjeje prej 12 milionë eurosh nuk është e mjaftueshme për t’i bindur katalanasit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.