Njerez

Vichai, njeriu që ndryshoi një qytet, jo vetëm me para

Xheremi Korbin, lideri i Partisë Laburiste i duhet akoma shumë punë që të bëhet pjesë e filmave të Xhejms Bond. Por, dy vite më parë Leicester City fitoi kampionatin anglez të futbollit, diçka që ishte kuotuar me koeficient më të lartë nga bastexhinjtë, se sa përfshirja e Korbin në filmat e Bond. Për tifozët e Leicester, ose siç ndryshe thirren, “dhelprat”, fitimi i kampionatit ishte një sukses shumë i madh. Triumfi në Premier League përfundimisht e futi këtë ekip dhe gjithë rajonin e lindor në hartën e futbollit anglez. Gjithë ky sukses, që është futur në librat e historisë erdhi falë një njeriu, Vichai Srivaddhanaprabha.
Vichai Srivaddhanaprabha ish-trajneri i Leicester Klaudio Ranieri
Që prej 9 ditësh miliarderi tailandez nuk jeton më dhe i gjithë qyteti i Leicester ende nuk e ka marrë veten nga kjo goditje. Pronari i Leicester nuk i mbijetoi dot rrëzimit të helikopterit dhe u nda nga jeta bashkë me të gjithë stafin që po fluturonte bashkë me të. Historia e Vichai Srivaddhanaprabha dhe Leicesterit të tij ngjason shumë me atë të Hirushes. Brenda një kohë të shkurtër ai u bë shumë i pasur dhe të njëjtën gjë bëri edhe Lecister që në shumë pak vite arriti në majën e futbollit anglez. Vetë miliarderi tailandez ishte bërë shumë i pasur për shkak të një novacioni. Ai kishte ngritur kompaninë e dyqaneve duty-free dhe për një kohë të gjatë në vendin e tij të ishte i vetmi që e ofronte këtë shërbim. Pasurinë e madhe të akumuluar në shumë pak vite, Vichai vendosi ta investojë në një formë që mund t’i garantonte atij kënaqësi përveçse shtimin e të ardhurave.
Vichai Srivaddhanaprabha
Në fakt Srivaddhanaprabha nuk ishte i vetmi i huaj që përgjatë 10 viteve të para të këtij mijëvjeçari të hynte në futbollin anglez përmes blerjes së klubeve në Premier League ose Premiership.  Pjesa më e madhe e klubeve në elitën e futbollit britanik zotërohen nga biznesmenë apo kompani të huaja. Në vitin 2010, kur ai vendosi të blejë Leicester, më herët kishte qenë ish-kryeministri i Tailandës që kishte investuar te Mançester Siti, por aventurë e cila nuk zgjati shumë. Ndryshe nga shumë miliarderë që janë futur në futbollin anglez në këto 20 vite, Vichai ishte ndryshe. Ai krijoi një raport të veçantë me tifozët e këtij ekipi. Krahas parave që investonte, të cilat e ngjitën ekipin në Premier League dhe më pas i dhanë titullin kampion, miliarderi tailandez gjithmonë ishte shumë i afërt me fansat që i kishin qëndruar për vite me radhë pranë klubit. Vichai Srivaddhanaprabha e kishte bërë rregull që për të gjithë tifozët që shkonin me abone në stadium përfitonin edhe një mëngjes falas. Ishte bërë traditë që gjithmonë para çdo ndeshje ai do të merrte avionin e tij çarter nga Tailanda për në Leicester për të takuar lojtarët dhe t’ju uronte atyre sa më shumë suksese.
Pamje e Kullë së sahatit në qytetin e Leicester
Vichai diti ta shfrytëzonte shumë mirë faktin që Leciester është një nga qytetet më kozmopolitan  në Angli. Një qytet që kishte përballuar valët më të mëdha të emigrantëve nga Azia, Leicester është nga të rrallët në Angli, ku qytetarët britanik të bardhë janë në minorancë. Një nga rrugët kryesore në këtë qytet, “Narborough Road” para disa vitesh është nominuar si një nga rrugët më multikulturore në Britani. 222 dyqanet në këtë rrugë janë të zotëruara nga pronarë që vijnë nga 22 vende të ndryshme. Duke parë këtë resurs të madh që qyteti ofronte, Vichai vendosi të shkonte edhe më tej, për ta ndryshuar atë përfundimisht. Në këtë qytet me kontributin e Vichai, u ndërtua tempulli budist më i madh jashtë Azisë.
Rruga "Narborough Road" në qytetin e Leicester
Që pasi mori drejtimin e kulbit të futbollit Leciester Siti, Vichai Srivaddhanaprabha ishte një promotorët e “Leicester’s Diwali festival” që është një nga evenimentet që tërheq më shumë turist në këtë qytet. Në qytetin lindor të Anglisë, thonë që synimi i biznesmenit tailandez nuk ishte vetëm që të arrinte sukses në futboll me ekipin e tij, por që të linte gjurmë në këtë qytet dhe kështu njerëzit do e mbanin mend gjatë atë. Ka shumë qytetarë të thjeshtë, tifozë ose jo, që kanë përfituar nga bamirësitë e tij. Një tjetër zakon i Vichai Srivaddhanaprabha, që bëri për vetë një qytet të tërë, ishte shpërndarja e birrave falas për të gjithë kur kishte datëlindjen. “Tani nuk do pimë më birra për datëlindjen tij, por kur të kujtojmë e atë 27 tetor të mallkuar”- tha i përlotur një tifoz i Leciester City.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë