Politike

Vezë dhe kos ndaj Fredi Belerit / Reagon Greqia: Shqipëria të garantojë sigurinë për eurodeputetët

Nga Gazeta 'Si'- Ministria e Jashtme greke ka reaguar lidhur me incidentet me Fredi Belerin, i cili ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit prej 10 eurodeputetësh.

Beleri u sulmua me vezë dhe kos teksa po dilte nga Kryesia e Kuvendit një ditë më parë. Për këtë akt, Ministria e Jashtme ka kërkuar që autoritetet shqiptare të marrin masat e duhura.

“Dënojmë sulmet ndaj eurodeputetit grek Fredi Beleri gjatë vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë për të monitoruar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë dhe lirinë e eurodeputetëve për të kryer pa pengesa detyrat e tyre. Eurodeputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve të BE-së dhe duhet të trajtohen me respektin e duhur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë