Politike

Incidentet gjatë vizitës së Fredi Belerit, Berisha: Akt rrugaçërie

Nga Gazeta 'Si'- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vizitën e delegacionit të PE në Tiranë, gjatë së cilës u shënuan dhe dy incidente të vogla, kjo për shkak të pranisë së eurodeputetit Fredi Beleri.

Sipas Berishës, të dyja këto akte ishin të orkestruara nga Edi Rama, ndërkohë që kërkon dhe reagimin e Parlamentit Evropian.

“Të dashur miq, në një akt hakmarrje primitive ndaj Fredi Belerit i cili ndodhet në Shqipëri si anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, me urdhër të Edi Ramës, i mbyllën derën e Parlamentit dhe nuk e lanë të futet deri sa erdhi provokatori patronazhist për të agresuar eurodeputetin Beleri. Provokatori pas aktit banditesk u largua i qetë.

Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë. I bëj thirrje Parlamentit Europian të dënojë aktin e paprecedent ndaj deputetit Beleri të organizuar nga Edi Rama, i cili pasi i rrëmbeu mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë dhe e burgosi me dëshmitarë të rremë i organizon me banditë agresionin fizik”, shkruan Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë