Kuriozitete

Veza e gjetur nga epoka romake pas 1700 vjetësh mban ende lëng brenda saj

Një vezë e kohës romake e gjetur disa vite më parë në qytetin Aylesbury në Anglinë qendrore u zbulua se përmban ende lëng.

Udhëheqësi i gërmimeve Edward Biddulph nga Oksfordi tha se ekspertët supozojnë se është e bardha e vezës dhe e verdha e vezës që janë kombinuar në një lëng, të quajtur ‘mućak’.

Skaneri tregoi lëng, si dhe një flluskë ajri. Skanimi u krye disa muaj më parë për të sqaruar se si veza, mund të ruhej më së miri.

Veza supozohet se u gjet në një gropë të mbushur me ujë që përdorej për të prodhuar birrë dhe mund të jetë lënë atje midis viteve 270 dhe 300 pas Krishtit.

Veza e konservuar ngre pyetjen se si mund të ruhen objekte të tilla, por edhe çfarë lloj pule është, si dhe pyetje rreth mbajtjes dhe përdorimit të shpendëve në kohën romake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë