Drejtësia

Vettingu shkarkon nga detyra Agron Zhukrin, gjyqtarin që i dha vulën Berishës

Gazeta Si - Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar këtë të premte gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri, pasi ka rezultuar me probleme në kriterin e pasurisë.

Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën, duke ia njohur atë Rithemelimit të Sali Berishës.

Vetë Zhukri nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të premteje, por u përfaqësua nga djali i tij avokat.

Procesi i Vettingut për gjyqtarin Zhukri u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Në seancën e dëgjimore që u mbajt më 17 prill, Zhukri u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë