Drejtësia

Vettingu/ Shkarkohet për pasurinë prokurori Anton Martini

Prokurori Anton Martini është shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duke i ndërprerë objektivin për të qenë pjesë e SPAK-ut.

Ai u shkarkua nga detyra, pasi u konstatua se kishte bërë deklarim të pasaktë të pasurisë së tij dhe se nuk justifikonte dot pronat që kishte.

Martini u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në KPA, duke gjetur mospërputhje të atyre çfarë ai deklaroi. Ndaj Martinit, Vettingu ka gjetur parregullsi në deklarimin e pasurisw, ndërkohë për të ka pasur edhe disa denoncime.

Ai e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004.

Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në vitin 2018.

KPK e konfirmoi në detyrë në fund të janarit, ndërsa me vendimin e sotëm të KPA-së, Martini është shkarkuar përfundimisht nga sistemi gjyqësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë