Lajme

Vettingu politik, Ruçi: Nisma e PD-së në tryezë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë një prononcimi për gazetarët në qytetin e Fierit u shpreh se nisma e PD-së për vettingun e politikanëve është në tavolinën e diskutimeve dhe për të do të vendoset në momentin e duhur.

“Ka ditë që ky draft është paraqitur. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancën e parlamentit. Është futur në programin e Kuvendit. Është botuar në faqen e Kuvendit. Pas dy javësh nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutimin dhe për materialin dhe më pas do të çohet për diskutim. Do të miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë unë verdiktin. Jam kryetar i Parlamentit dhe drejtues i saj. Vettingu për politikanët është diskutuar në të kaluarën, qoftë në vitin organik, i cili miratoi me konsensus ligjet për dekriminalizimin, ashtu si pjesë e vettingut janë objekt i reformës në drejtësi. Megjithatë le të presim, nisma është prezente, është në tavolinën e diskutimit, do diskutohet edhe do gjykohet dhe do të vendoset në kohën dhe momentin e duhur”, u shpreh Ruçi. 

Një ditë më parë nga qyteti i Durrësit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje kryeparlamentarit Ruçi që të nisin procedurat për këtë projektligj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë