Lajme

Vettingu, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin Besnik Muçi

Komisioneri Publik ka ankimuar këtë të mërkurë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit përkundrejt subjektit të rivlerësimit, prokurorit në Prokurorinë e Gjykatës së Krimeve të Rënda Besnik Muçi.

Sipas Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë.

"Shkaqet përcaktuese për të cilat Komisioneri Publik çmon se ky vendim i Komisionit nuk është i drejtë, qëndrojnë në vlerësimin se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk arrijnë të justifikojnë bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe pasurive, referuar nenit D/3, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 30, të ligjit nr. 84/2016. Subjekti i rivlerësimit nuk justifikon burimet financiare të shpenzimeve dhe kursimeve për vitet: 2003, 2004 dhe 2005, si dhe gjendet në kushtet e mosdeklarimit të pasurisë dhe deklarimit të pamjaftueshëm të saj, referuar nenit D, pika 1 dhe 5, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016", thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.

Prokurori I Krimeve të Rënda u konfirmua në detyrë në 1 gusht të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Hetimet për Besnik Muçin u zhvilluan për të tria shtyllat të parashikuara në procesin e Vettingut: pastërtia e figurës, aftësia profesionale dhe pasuria.

ILDKPKI kishte konstatuar se Besnik Muçi ka qenë i saktë në deklaratat e pasurisë, duke mos u gjetur në konflikt interesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë