Drejtësia

Vetëvrasja e polices në Tiranë, lirohet nga qelia i dashuri i saj

Gazeta Si- Endri Nika, i dashuri i polices 21-vjeçare, e cila i dha fund jetës të premten në Tiranë, do të qëndrojë në "arrest shtëpie".

I riu, u arrestua të shtunën, për akuzën e "veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës". Sipas policisë, ai kishte fshirë mesazhet në celularin e të dashurës së tij, Aldorjana Loshi, pasi e gjeti atë të pajetë në banesë.

Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për zbutje të masës së sigurisë, gjykata vendosi të lërë në “arrest në shtëpi”.

Pala mbrojtëse në seancë kërkoi “detyrim paraqitje”, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në "arrest shtëpie".

21-vjeçarja Loshi, e cila ishte efektive në komisariatin 5 të kryeqytetit, u vetëvra pasditen e së premtes me armën e shërbimit, në shtëpinë e saj në “Ali Demi”.

Teksa hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë, çifti dyshohet se kishin pasur së fundmi një debat dhe dyshohet se kjo mund të ketë qenë arsyeja që e ka nxitur 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë