Ka ndodhur

Vetëvrasja e polices në Tiranë, arrestohet i dashuri. Dyshohet se fshiu mesazhet në telefonin e saj

Gazeta Si - Një ditë pas vetëvrasjes në banesë me armën e shërbimit të polices Aldorjana Loshi, arrestohet i dashuri i saj Policia thotë se 28-vjeçari Endri Nika, akuzohet për “pengim të zbulimit të së vërtetës”.

Mësohet se ka qenë ai i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen, pasi kishte fshirë më herët mesazhet në telefonin e saj.

Arrestimi i të riut, banues në Kamëz, është kryer gjatë natës, ndërkohë, sipas burimeve ai i ka telefonuar me dhjetëra herë 21-vjeçares, por ajo nuk i është përgjigjur.

Sipas burimeve, policja e Komisariatit në Kamëz, i ka dërguar një mesazh të dashurit të saj përpara se të merrte aktin e rëndë.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur e policja.

Sipas informacioneve, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet.

I arrestuari dyshohet si shkaktari i vetëvrasjes, për këtë arsye është vënë në pranga. Ndërkohë që dyshohet se ata kanë pasur konflikt normal në çift.

21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës me një plumb në gjoks me armën e shërbimit.

Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i dha fund jetës jetës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj”, thotë policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë