Ka ndodhur

Tiranë, vetëvritet me armën e shërbimit në banesë policja 21-vjeçare (Foto)

Gazeta Si - Një punonnjëse policie, vetëm 21-vjeçe, u vetëvra me armën e shërbimit në Tiranë, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, në shtëpinë ku e reja jetonte.

Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës me një plumb në gjoks me armën e shërbimit.

Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i dha fund jetës jetës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

Policja e vetëvrarë, Aldorjana Loshi

E reja me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr. 5 si patrullë e përgjithshme.

Policia pyeti në vendngjarje të dashurin e vajzës, si person që mund të ketë dijeni për shkaqet që e shtynë 21 vjeçaren drejt aktit ekstrem. Ai tha se nuk kishte mundur të lidhej me të në telefon.

Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël. Sipas informacioneve paraprake, gjatë turnit të një dite më parë ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim që mund të shkaktonte dyshime se do të ndërmerrte aktin e vetëflijimit.

Ende nuk dihen arsyet që çuan të renë në aktin ekstrem, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjithnjë sipas burimeve, Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e efektives, pasi dyshohet se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetri. I riu pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë