Politike

Vetëvendosja, 16 kushte për Ramën

Lëvizja Vetëvendosja i paqet një platformë prej 16 pikash  Tiranës zyrtare për bashkëpunim duke i bërë të qarta kështu edhe ndasitë që ekzistojnë mes kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit aktual Edi Rama.

Duke paralajmëruar ditën e marshimit me rastin e festës së pavarësisë së 28 Nëntorit, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka shpallur edhe disa prej pikave të plaftormës që synojnë bashkëpubimin mes dy shteteve të njëjtin komb, por që mund të shihen edhe si kushte ndaj qeverisë Rama për bashkëpunimin e ardhshëm.

https://www.facebook.com/LVVShqiperi/posts/420684558873001

Heqja e taksës së rrugës kombit të vendosur nga qeveri Rama është një nga kërkesat e Vetëvendosjes duke përfshirë dhe përjashtimin nga mini shengeni. "Prodhimi është punë dhe zhvillim. Prodhuesit tanë janë në vështirësi të mëdha, u duhet treg, u duhet mbrojtje. Bashkimi doganor i Shqipërisë me Kosovën, u jep treg e u jep mbrojtje. “Mini-Schengeni Shqipëri – Maqedoni e Veriut – Serbi” dhe zgjerimi i tij me vende të tjera i lë prodhuesit vendas të zbuluar përballë konkurrencës së pandershme me praktika ilegale si dampingu. Në nivel politik, “mini-Schengeni” i minon përpjekjet e Kosovës për reciprocitet me Serbinë, e cila vazhdon të shfaqë politika agresive ndaj shqiptarëve, e përçan politikën e jashtme të dy republikave shqiptare dhe e shton ndikimin e Beogradit te Tirana zyrtare", thuhet në pikën e parë të kësaj platforme. Ndërsa heqjen e taksës e shikon si një mundësi për mos pasurimin e oligarkëve një term ky që përdoret gjerësisht nga opozita shqiptare që denoncon dhe koncensionet.

Albin Kurti ne Tirane duke festuar fitoren e zgjedhjeve

"Taksa e “Rrugës së Kombit” është paguar dy herë nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Taksa e re është e padrejtë dhe shumë e shtrenjtë. Fitimet e kësaj takse po u shkojnë atyre milionerëve që trau në rrugë u koncesionohet si monopol në kurriz të shumicës së shqiptarëve. Kjo rrugë nuk është zakonshme, ajo i shërben interesit strategjik kombëtar. Prandaj dhe shteti do duhej të kujdesej për mirëmbajtjen e saj. Kosova e Shqipëria kanë minerale, naftë e burime të tjera. Ato janë pasuri e gjithë kombit. Përdorimi e përpunimi i tyre është interes kombëtar. Një plan i përbashkët investimi në to do ta zhvillonte sektorin, zgjeronte punësimin, kualifikimin dhe organizimin e punëtorëve. Duke zëvendësuar modelin tashmë të dështuar ngritur mbi privatizime të egra dhe Partneritetin Publiko-Privat (PPP) me modelin e bazuar në prodhim e punësim që ndal edhe shpopullimin e trevave shqiptare", thuhet në pikat e platformës. Ndërsa kërkohet një treg unik për furnizmin me energji elektrike, për politikat arsimore, luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeministri Edi Rama, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kuti dhe aktori i njohur francez Depardieu gjatë takimit në Kryeministri. Gazeta Si 19 nentor 2019

" Të drejtat kombëtare dhe qytetare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në Mal të Zi dhe të shqiptarëve të dëbuar nga Çamëria duhet të jenë çështje prioritare e Shqipërisë dhe Kosovës në raportet dypalëshe dhe shumëpalëshe me shtetet e tjera të rajonit. Bashkërendimi i përpjekjeve të dy republikave në këtë drejtim është imperativ. Në takimet e dy qeverive duhet të ftohen përfaqësues politikë të shqiptarëve nga trevat e tjera që të shtrojnë problematikat e tyre", thuhet në pikën e mbrojtjes së shqiptarëve në trevat ku jetojnë. Kulturë e arsim të përbashkët dhe madje një ligë sportive të përbashkët janë disa nga pikat e tjera të kësaj plaftorme. Sakaq kërkohet që qeveria Rama të mos e prishë Teatrin Kombëtar.

"Të punohet drejt unifikimit të kornizave ligjore e të koordinohen institucionet për hulumtime, dokumentime dhe fonde të përbashkëta për konservimin e trashëgimisë. Të përfaqësohemi me politika të njësuara në institucionet e organizatat ndërkombëtare. Trashëgimia duhet mbrojtur nga projektet tjetërsuese dhe privatizuese. Dy shtetet shqiptare duhet t’i vendosin të gjitha vendndodhjet e trashëgimisë në një regjistër të përbashkët dixhital e publik dhe t’i bëjnë pjesë të kurrikulave shkollore", thuhet më tej në këtë plaftormë.

Paralajmërimi për një marshim në Tiranë nga ana e Vetëvendosjes në ditën e pavarësisë nuk i ka pëlqyer kryeministrit Edi Rama, i cili me anë të një interviste telezive u shpreh se është njësoj që sikur PS-ja të dalë të marshojë në Prishtinë në ditën e pavarësisë së Kosovës. Pas fitimit të zgjedhjeve parlamentare të Vetëvendosjes, kreu i kësaj lëvizjeje Albin Kurti festoi fitoren në Tiranë dhe disa ditë më pas zhvilloi disa takime me kryeministrin  Edi Rama,me presidentin Ilir Meta, si dhe me drejtuesit e tjerë të partive politike, duke përfshirë edhe liderin e PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kryeministri Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Gazeta Si, 25 tetor 2019

Kosova refuzoi që të merrte pjesë në samitin e Ohrit kur ishte parashikuar që të diskutohej për shengenin Ballkanik, duke e cilësuar si të dëmshme dhe që paralajëronte rritjen e influencës ruse në rajonin e Ballkanit. Pavarësisht se nuk ka një qeveri të re të krijuar pas zgjedhjeve, vetë Kurti doli publikisht kundër shengenit ballkanik, duke kërkuar më parë rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Platforma me 16 pika

Kërkesa që na bashkojnë në marshimin e 28 Nëntorit/ Bashkim i kauzave me hapa drejt integrimit kombëtar

Bashkimi i tregut me Kosovën, jo mini-Schengen që na fut në sferën e Serbisë

Treg i unifikuar energjetik Shqipëri-Kosovë, jo import me çmime të shtrenjta

Respektim i të drejtës për arsim, e jo nëpërkëmbje e studentëve dhe degradim sistemi

Heqja e taksës në rrugën e kombit, jo pasurim i oligarkisë

Politika të përbashkëta për zhvillim, jo thellimi i pabarazisë me PPP

 Mbrojtje dhe avancim i të drejtave të grave, jo dhunë e shfrytëzim

Krimi i integruar luftohet kur shteti është i bashkuar

Mbrojtja e të drejtave kombëtare shqiptare në trevat e rajonit

Mbrojtje e mjedisit, jo degradim i natyrës

Jo përjashtim por përfshirje dhe të drejta për diasporën

Heqja e roaming-ut, jo zvarritje e marrëveshjeve të nënshkruara

Njësim i kurrikulave dhe jo pengesa në njohjen e diplomave e licencave profesionale

Eliminimi i lejeqëndrimit, jo trajtim si të huaj

Mbrojtje e trashëgimisë kulturore, jo rrënim i Teatrit Kombëtar

Kinema publike dhe financim për filmin, jo rrënim e harrim

Jo krenari për ndarje, por bashkim i ligave sportive


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë