Moti

Vetëm e diela me diell, më pas reshjet do të pushtojnë vendin deri më 20 nëntor

Nga Gazeta Si - Deri në fund të nëntorit, vendi do të përfshihet nga dy ekstremet e motit, ku herë do mbizotërojnë reshjet intensive e herë do të kemi ditë me diell.

Meteorolgët thonë se reshjet e sotme do të zgjasin deri ditën e enjte, ku do të ketë një ndërprerje të reshjeve. Të premten ndërkohë do të rinisin reshjet nga mesdita, ndërkohë që qytetet e ultërsirës perëndimore do të raportojnë probleme. Reshjet do të zgjasin edhe gjithë ditën e shtunë ku herë pas herë do të ketë stuhi ere në brigjet e Vlorës, por edhe në Adriatik. Temperaturat do të jenë në maksimum 20 gradë.

Ndërkaq, të dielën do të ketë mot me diell.

Metëeorologët thonë se toka është e ngopur me lagështirë dhe reshjet e sotme do luhaten deri në mbi 80 mm, një sasi e konsiderueshme në një kohë të shkurtër.

Reshjet rinisin të hënën dhe do të zgjasin deri nga data 20 nëntor.

Muaji nëntor do të jetë një muaj i lagësht dhe do ketë zona që do marrin edhe dyfishin e sasisë së reshjeve.

Kjo vjen për shkak të El Ninos që po ndjehet në të gjithë Europën.

“E gjithë vjeshta e munguar e shtatorit dhe tetorit po zbrazet në muajin nëntor, duke shkaktuar edhe përmbytje në shumë vende”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë