Motosport

Verstappen injoron Hamilton: 90% e pilotëve do të fitonin me Mercedesin

Lewis Hamilton numëron ditët që e ndajnë nga GP e Turqisë e – gjithashtu – nga titulli i shtatë kampion. Për të gjithë kundërshtarët e tij vështrimi është hedhur nga sezoni i ardhshëm. Anglezit i mjafton ta mbyllë garën në vendin e dytë, pas Bottas për të barazuar Schumacher. Por shoku i skuadrës mund ti shtyjë gjërat, nëse vendos edhe xhiron më të shpejtë të garës, me qëllim që të fitojë tetë pikë ndaj rivalit e kështu (nga 197 aktualisht) të ngjitet në 223 pikë. Me Hamilton (+18) në këtë pikë që do të ngjitej në kuotën 300 (aktualisht 282). Finlandezi do të pozicionohej -77, duke ruajtur një pikë shprese. Sigurisht kjo do të ishte hipotezë ekstreme, sepse Hamilton duhet të mos marrë pastaj asnjë pikë në tre garat e fundit!

Nuk duhet të bëjë llogari Max Verstappen. Piloti holandez (i treti me 162 pikë, 35 më pak se Bottas) megjithatë ka përfituar për një shigjetim të helmatisur drejt Hamilton: “Nuk ndihem i frustruar nga superioriteti i Hamilton e Mercedes. Kam admirim të madh për atë që po bëjnë, por të jem i sinqertë, mendoj se 90% e pilotëve sot në pistë do të ishin në gjendje të fitonin me atë makinë. Nuk kam asgjë me Lewis, është një kampion i madh, por nget një makinë superiore ndaj të tjerëve” përfundoi piloti i Red Bull.

Çmimi i Madh i Turqisë është kthyer në kalendar pas pothuajse një dekade të plotë - një kohë mjaft e gjatë, por jo aq sa të ndalojë tre nga pesë fituesit e saj të mëparshëm të jenë akoma në garë: Lewis Hamilton (fitues në 2010) dhe më pas Kimi Raikkonen dhe tashmë ish-Ferraristi Sebastian Vettel i cili përkatësisht hapi dhe mbylli historinë (deri më tani) të GP Turke në 2005 dhe 2011 me një sukses në Istanbul Park.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë