Motosport

Vershtapen: Pozitive për F.1 humbja e Red Bull-it? S’është tifoz i vërtetë kush mendon kështu

Gazeta Si – Kampioni i botës ka folur për humbjen e parë të skuadrës së tij në këtë sezon. "Nuk mendoj se është një e keqe dominimi ynë, sepse thjesht kemi qenë më të mirë se të tjertët. Rekordi i ndërprerë? Ndodh, jo çdo garë shkon mirë", - ka thënë holandezi.

"Nuk besoj se ishte domosdoshmërisht një e keqe ajo që po ndodhte në Formula 1, sepse ne ishim më të mirët. Nëse nuk duan ta vlerësojnë, atëherë nuk janë tifozë të vërtetë, por gjërat janë kështu", - vazhdon Maks Vershtapen. Si zakonisht, ai është përgjigjur në mënyrë direkt ndaj atyre që flasin për një shtim të interesit për Formulën 1, falë humbjes së Red Bull-it në Singapor.

Në Marina Bay, kampioni i botës dhe skuadra e tij përjetuan garën e parë negative të sezonit. Gara e parë, ku as Vershtapen dhe as Perez nuk arritën të fitojnë. Dhe kjo natyrisht që ka bërë bujë, por holandezi nuk mendon shumë për atë që ndodhi, ai preferon të shohë përpara.

"Sinqerisht, nuk i kushtoj vëmendje këtij aspekti, - ka deklaruar piloti i Red Bull-it për ‘The Race’. – Jemi mundur në mënyrë të qartë, por nuk mendoj se kjo është pozitive për Formulën 1. Për këtë arsye jam i relaksuar, të tjerët bënë një punë më të mirë se ne. E merituan fitoren. Nuk duhet arritur në këtë pikë vetëm sepse njerëzit thonë se po bëhej e mërzitshme që po fitonim ne”.

Vershtapen gjykon se nuk ka arsye të mërzitet për një sukses që nuk u konkretizua për herë të parë që nga Majemi, duke ndërprerë rekordin e 10 fitoreve radhazi: "Nuk ndjej diçka të veçantë. Nuk fituam një garë, por janë gjëra që ndodhin. Kishim fituar 10 fitore radhazi. Natyrisht, do doja të fitoja dhe në Singapor, por e di edhe që një fundjavë mund të mos shkojë si duhet. Tani shoh përpara".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë