Motosport

Vershtapen pas sezonit fantastik: E pabesueshme, shumë e vështirë të përsëritet

Gazeta Si – Maks Vershtapen ka mbyllur në Abu Dhabi një sezon të jashtëzakonshëm, për notën 10. Holandezi, që titullin e kishte siguruar disa gara para fundit, ka triumfuar për herë të 19-të në Botërorin 2023 të Formula 1.

"Ishte një sezon i pabesueshëm, - u shpreh tri herë kampioni i botës me Red Bull. – Ishte emocionuese, kjo ishte hera e fundit i ulur në një makinë që më ka dhënë shumë. Do të jetë e vështirë të përsëritet një gjë e tillë, por duhet thënë se këtë vit me siguri jemi argëtuar.

Do të jetë shumë e vështirë për të bërë një tjetër sezon si ky, e dimë shumë mirë, por jemi duke punuar fort për vitin e ardhshëm, që të kemi një makinë kompetitive dhe të jemi gati për çdo betejë”. Maks Vershtapen ka shënuar një erë të re me atë që ka bërë në timonin e Red Bull-it, duke mos e vënë në diskutim asnjëherë titullin.

Zhgënjyes ishte ky Botëror për Ferrarin dhe sidomos për francezin Sharl Leklerk. Skuderia italiane zuri vendin e tretë për kostruktorët, pas Red Bull-it dhe Mercedesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë