Motosport

Vershtapen pa rivalë, më i shpejti edhe në Spanjë. Sainz shpëton Ferrarin në kualifikuese

Gazeta Si – ‘Pole position’ i Maks Vershtapen në Montmelo'. Holandezi i Red Bull-it pa rivalë në kualifikueset e sotme, ku mposhti spanjollin Sainz të Ferrarit. Leklerk u skualifikua dhe do të niset nga rreshti i fundit në garën e nesërme. Zhgënjen edhe Alonso, i 9-ti.

Kualifikuese të çuditshme ato të Çmimit të Madh të Spanjës, mes eliminimesh luksi, asfaltit të rrëshqitshëm, daljesh nga pista dhe fërkime mes shokëve të skuadrës. Lajmi më pak lajm është ‘pole position’ i Maks Vershtapen. Kampioni i botës regjistroi kohën më të mirë, 1’12”272. Pas tij Ferrari i Karlos Sainz, më pas MekLaren i Lando Norris dhe Alpine i Pierr Gaslit.

Hemilton në vend të 5-të, kurse për idhullin e shtëpisë, Fernando Alonso, vendi i 9-të, i mundur nga shoku i skuadrës, Lens Stroll, i 6-ti përpara Esteban Okon dhe Niko Hulkenberg. Mbyll 10-shen Oskar Piastri.

Modifikimet funksionuan te Ferrari i Sainz, por jo te Leklerk. Francezi tha se diçka nuk funksiononte dhe makina e tij vuajti në kualifikueset e para, duke zënë vendin e 19-të. Nuk i kishte ndodhur kurrë që kur është te Ferrari. Shkoi keq sot edhe për Serxhio Perez, i eliminuar në kualifikueset e dyta.

Xhorxh Rasëll preku në mënyrë të pabesueshme shokun e skuadrës, Ljuis Hemilton, ndoshta duke mos e menduar se ky i fundit ishte në të majtë. Për fat të mirë, u dëmtua vetëm një pjesë e vogël e makinës së Hemilton, por rreziku ishte i madh. Eliminim për Rasëll, që niset nga vendi i 12-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë