Motosport

Vershtapen nuk fal asgjë, kampioni tregon forcën në garën Sprint të Austin

Gazeta Si – Është i zakonshmi Maks Vershtapen, triumfues në garën Sprint të Çmimit të Madh të SHBA-ve, i 18-it i Botërorit të Formula 1. Holandezi i Red Bull-it shfrytëzoi ‘pole’—n e fituar në ‘Sprint Shootout’, duke iu rezistuar tentativave për parakalim të Ljuis Hemilton në xhirot e para.

Kampioni në fuqi i botës e kaloi finishin me më shumë se 9 sekonda avantazh. Hemilton u ngjit në shkallën e dytë të podit, ndërsa në të tretën Sharl Leklerk.

‘Sherifi’ Maks vendosi ligjin e tij edhe në Teksas. Tri herë kampioni i botës fitoi një nga dy garat e Austin dhe e ka bërë me një provë force dhe prepotence. Kështu ia mbylli portën Leklerk, duke e çuar gati në lëndinë në kthesën 1. Po kështu veproi edhe ndaj Hemiltonit, duke e bërë të kuptojë se edhe në një nga pistat e preferuara të britanikut, askush nuk është mbi holandezin.

Sainz zuri vendin e 6-të, pas Norris dhe Perez. Në top 10 edhe Pierr Gasli(7°), i ndjekur nga Xhorxha Rasëll, Aleks Albon dhe Oskar Piastri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë