Motosport

Vershtapen niset i pari në cirkuitin e shtëpisë, kampioni më i shpejti në Holandë

Gazeta Si – ‘Pole position’ i Maks Vershtapen për Çmimin e Madh të Holandës, i treti në tre vjet për kampionin në fuqi në cirkuitin e shtëpisë. Për 537 të mijëtat ai ka kaluar Lando Norris në një sesion kualifikuesesh të ndërprera dy herë nga flamuri i kuq për daljet nga pista të Logan Sargeant me Uilliams dhe Sharl Leklerk me Ferrarin.

Vershtapen ne kualifikuese. Gazeta Si, 26 gusht 2023

Nga rreshti i dytë do të niset në Zandvort Xhorxh Rasëll me Mercedes (por 727 të mijëtat larg vendit të parë) dhe për surprizën Aleksander Albon me Uilliamsin tjetër (tre pilotë anglezë në 4 vendet e para).

Dy pilotë spanjollë në rreshtin e 3-t, Fernando Alonso me Aston Martin dhe Karlos Sainz me Ferrarin. Nga rreshti i 4-t do të nisen Serxhio Perez (Red Bull) dhe Oskar Piastri (MekLaren), ndërkohë që mbyllin 10-shen Leklerk dhe Sargeant.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë