Motosport

Vershtapen mposht Leklerk për ‘pole position’, Perez dhe Alonso në rreshtin e dytë në Jedah

Maks Vershtapen do të niset i pari edhe në Jedah. Ai ishte më i shpejti në provat zyrtare, duke regjistruar kohën 1 minutë, 27 sekonda e 472 të mijëtat. Në krah të tij do të jetë Sharl Leklerk, që vetëm me 16 të mijëtat i mohoi dopietën Red Bull-it.

Francezi i Ferrarit ishte 319 të mijëtat pas kampionit Vershtapen. Në rreshtin e dytë do të pozicionohen Perez me Red Bull dhe Fernando Alonso me Aston Martin. MeLaren ka monopolizuar rreshtin e dytë, ku Oskar Piastri është i pesti dhe Lando Norris i gjashti, të shkëputur 617 dhe 660 të mijëtat nga kreu.

Vetëm një ngjyrë, këtë herë argjendi, edhe në rreshtin e katërt, me Mercedesët e Xhorxh Rasëll dhe Ljuis Hemilton. Mbyllin ‘top ten’ Juki Tsunoda (Racing Bulls) dhe Lens Stroll me Aston Martin e dytë.

Mjaft e mirë edhe prova për Oliver Bearman me SF-24… të Sainz. Piloti 18-vjeçar anglez ka marrë përgjegjësitë dhe ka treguar cilësitë e tij, tani mbetet të shihet se çfarë do të bëjë në garë, ku do të zëvendësojë Sainz, që mungon për arsye shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë