Motosport

Vershtapen i pakapshëm, fitorja e 3-të sezonale në Suzuka. Në pod dhe Perez e Sainz

Gazeta si – Suksesi i 3-të sezonal për kampionin në fuqi dhe dopieta e radhës për Red Bull-in, në pod edhe me Perez, përpara Ferrarit të Sainz.

I zakonshmi Maks Vershtapen fiton Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1. Në Suzuka, në një garë me një nisje të dyfishtë, pas flamurit të kuq të menjëhershëm për shkak të incidentit të Riçardo dhe Albon në kthesën 3, holandezi regjistroi fitoren e 3-të të 2024-ës.

Vershtapen kaloi finishin para shokut të skuadrës, Perez. Plotëson podin Sainz dhe në vend të katërt Ferrari tjetër i Leklerk, protagonist i një gare me një strategji me një ndalesë. Francezi në xhirot e fundit nuk mundi ta evidonte parakalimin e shokut të skuadrës në një garë të lirë dhe pa urdhra nga skuderia.

Vështirësi për Ljuis Hemilton, që pasi kaloi Rasëll (i 7-ti), u parakalua nga të tjerët dhe e përfudoi garën në vend të 9-të.

Red Bull ishte i pakapshëm në pistën japoneze. Maks Vershtapen “fluturoi” sërish, duke mos i dhënë askujt asnjë shans, edhe kur u vonua në “pit stop”, duke humbur për pak xhiro kreun e garës.

Sërish në pod Karlos Sainz, tri herë në të tria garat që ka zhvilluar (mungoi në një garë për shkak të operacionit të apendicitit). Një garë shumë e mirë edhe për Leklerk, që rezistoi gjatë me gomat, pas strategjisë me një ndalesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë