Motosport

Vershtapen e mbyll Botërorin si triumfues, Mercedesi ruan vendin e 2-të për kostruktorët

Gazeta Si – I dyti e kaloi finishin Perez, por e humbi këtë pozicion ndaj Leklerk dhe Rasëll për shkak të një penaliteti prej 5 sekondash. Mercedesi mbrojti vendin e dytë në renditjen e kostruktorëve.

Është mbyllur me fitoren e 19-të të kampionit Maks Vershtapen Botërori 2023 i Formulës 1. Holandezi ka dominuar edhe në Çmimin e Madh të Abu Dhabit, duke kaluar i pari finishin, para makinës tjetër Red Bull të drejtuar nga Serxhio Perez dhe Ferrarit të Sharl Leklerk.

Perez mori një ndëshkim me 5 sekonda për një kontakt me Norris dhe humbi vendin e dytë. Nga ky penalizim përfituan Leklerk që u ngjit i dyti dhe Rasëll që zuri vendin e 3-të në pod. Ljuis Hemilton e përfundoi këtë garë në vend të 9-të.

Tërheqja nga gara e Karlos Sainz bëri që Ferrari të mos e kalonte dot Mercedesin në luftën për vendin e dytë për kostruktorët. Skuderia italiane e ka mbyllur në vend të 3-të, pas Red Bull-it dhe Mercedesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë