Motosport

Vershtapen dominon në Suzuka, i dhuron Red Bull-it titullin kampion për konstruktorët

Gazeta Si - Maks Vershtapen rikthehet te fitorja në Suzuka dhe iu dhuron Red Bull-it titullin kampion për konstruktorët. Në pod me kampionin e botës janë ngjitur edhe Lando Norris dhe Oskar Piastri (podi i parë për australianin).

Pas makinave MekLaren ka dalë Sharl Leklerk. Vendi i 5-të për Ljuis Hemilton, që la pas ferraristin tjetër Karlos Sainz dhe shokun e skuadrës Xhorxh Rasëll, i vetmi nga pilotët big që garoi me një strategji me një ndalesë.

Mak Vershtapen. Gazeta Si, 24 shtator 2023

Asnjë surprizë në Çmimin e Madh të Japonisë, në garën e 16-të të Botërorit. Që në fillim të fundjavës dominoi i zakonshmi Vershtapen, pas hapit gjysmë fals në Singapor. Gjithçka shkoi sipas programit për kampionin holandez, me një performancë shumë të mirë, duke mos lënë asnjë shans për rivalët.

Ferrari dhe Mercedesi nuk mund të rivalizonin për kreun dhe garën e kishin mes tyre. Leklerk ishte protagonist me një parakalim të bukur ndaj Rasëll. Një stategji larg perfeksionit për skuderinë italiane, si dhe për ‘Shigjetat e argjendta’.

Maks Vershtapen është rikthyer dominues si më parë.

Renditja pas garës së Suzukës

  1. Vershtapen (Red Bull)
  2. Norris (MekLaren)
  3. Piastri (MekLaren)
  4. Leklerk (Ferrari)
  5. Hemilton (Mercedes)
  6. Sainz (Ferrari)
  7. Rasëll (Mercedes)
  8. Alonso (Aston Martin)
  9. Okon (Alpine)
  10. Gasli (Alpine)
  11. Lauson (AlphaTauri)
  12. Tsunoda (AlphaTauri)
  13. Zhou (Alfa Romeo)
  14. Hulkenberg (Has)

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë