Motosport

Vershtapen arrin fitoren e 50-të në F.1, Hemilton dhe Norris plotësojnë podin në Austin

Gazeta Si – Edhe pse u nis nga rreshti i 3-të, tre herë kampioni i botës fitoi edhe në Austin. Pas garës Sprint, ai triumfoi edhe në Çmimin e Madh, ku regjistroi fitoren numër 50 në Formula 1.

Maks Vershtapen kompletoi "clean sweep" e tij në Çmimin e Madh të SHBA-ve, duke kaluar finishin në Austin para Ljuis Hemilton dhe Lando Norris. Edhe pse u nis nga ‘pole’ me Leklerk, Ferrari nuk shkoi më shumë se vendi i 4-t me Sainz, ndërsa francezi pagoi zgjedhjen për të bërë vetëm një ndalesë dhe e mbylli garën në vend të 6-të, pas Perez dhe para Rasëll.

Norris kryesoi garën për një pjesë të mirë të saj, por u kalua nga SuperMaks në xhiron e 28-të. Holandezi arriti kështu edhe fitoren e 50-të në karrierë. Bashkë me të në pod u ngjitën edhe Hemilton dhe Norris. Kanë marrë pikë në këtë garë edhe Gasli, Stroll dhe Tsunoda, i cili regjistroi edhe xhiron më të shpejtë të garës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë