Një shishe vere “Bordeaux” që ka qëndruar për më shumë se një vit në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar është nxjerrë në shitje, për një shumë që mund të arrijë deri në 1 milion dollarë.
Vera ishte pjesë e një eksperimenti për të parë sesi ndikojnë te vera kushtet në hapësirë.
Kompania e ankandeve “Christie” tha në deklaratë se me fitimin do të financojë misione të tjera hapësinore.
Tim Triptree, drejtori ndërkombëtar për pijet alkoolike i “Christie”, tha se shuma që firma pret të arkëtojë shkon te rreth 1 milion dollarë.
Kutia e shishes është realizuar me dru nga firma “Les Ateliers Victor” dhe brenda saj ka gota dhe një hapëse vere të bërë nga një copë meteoriti. Gjithashtu në kuti gjendet edhe një shishe identike, por që ka qëndruar në Tokë, në mënyrë që blerësi të bëjë dallimin.
Në total, në hapësirë janë dërguar 12 shishe, por Triptree tha se vetëm njëra do të shitet, 3 janë hapur dhe janë e pirë e të tjerat do të mbahen për kërkime të mëtejshme.\Bloomberg\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.