Njerez

Ventilatori nuk mjaftoi. Cila ishte pajisja që i shpëtoi jetën një 46-vjeçari

Mjekët e spitalit Phoenbnox në Arizona, menduan se do e humbisnin kolegun e tyre Karl Vidal, në momentin që ai rezultoi i infektuar me Covid-19 dhe gjendja e tij u përkeqësua menëjherë. Pajisja për të cilën flasin të gjithë, pra ventilatori i intubimit, nuk ishte i mjaftueshëm për kurimin e Vidal. Kolegët e tij tregojnë se ata i kishin humbur të gjitha shpresat.
Vidal është 46 vjeç dhe ka tre fëmijë, të cilët së bashku me bashkëshorten ishin gjithë kohës në ankth për gjendjen e të atit. Kolegët e tij në spitalin ku punonte treguan se ata i kishin provuar një sërë mënyrash për të mbajtur gjendjen e tij shëndetësore të qëndrueshme.
Zgjidhja e fundit për ta mbeti përdorimi i pajisjes për oksigjenimin e membranës ekstrakoroporale e quajtur ndryshe ECMO. Kjo pajisje është e zhvilluar në bazë të një teknike të komplikuar dhe nuk është e disponueshme në të gjitha spitalet në SHBA.
“Jam shumë i sigurt se pa pajisjen ECMO, ai nuk do të ishte sot me ne,” tha mjeku Ross Bremner, i cili u kujdes Viddal.

Vidal tregon se ai gjithnjë ka qenë një person aktiv dhe i shëndetshëm.
“Në një moment përjetova dhimbje koke të fortë dhe fyti më digjte gjithnjë e më shumë. E kurrë nuk e imagjinoja se do të kaloja dy muaj në spital për këto gjëra të thjeshta,” tregoi Vidal
Viddal tregon se i kishin thënë që ishte intubuar një ose dy ditë pasi u pranua në spital. Por askush nuk e dinte që kishte Covid-19 për ca kohë. Mjeku i cili po kryen terapi të vazhdueshme tashmë tregon se rezultoi tre herë negativ kur bëri testin, madje edhe kur mjekët morën një mostër nga mushkëritë e tij.
Tashmë Vidlal thotë se prej javësh i është nënshtruar terapive fizike të vazhdueshme për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme.
Në atë kohë, Viddal ishte pacienti i dytë me Covid-19 në Arizona që u vendos në terapinë ECMO.
Bremner tha se ekipi i tij kishte përdorur më së shumti makinën ECMO për transplantim organesh dhe për të trajtuar disa raste të rënda të gripit H1N1.

"Nuk është aq e zakonshme të përdoret ECMO në sëmundje të tjera virale," tha Bremner.
Organizata për Mbështetjen e Jetës Ekstrokorporale, një konsorcium ndërkombëtar jofitimprurës i institucioneve të kujdesit shëndetësor që vlerëson terapitë për të mbështetur sistemet e organeve të dështuara, ka ndjekur pacientët me raste të rënda të Covid-19.
Ekspertët thonë se deri më tani, të paktën 1,006 persona që rezultuan pozitiv me Covid-19 ose dyshohet se kanë virusin, kanë pasur të nevojshme për t’u vendosur janë vendosur në një aparat ECMO në spitalet në të gjithë botën. /Burimi: CNN. Solli në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë