Vëmendja e Uashingtonit, Teheranit, Pekinit, Moskës dhe e kryeqyteteve të BE do të fokusohet sot në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump do të marrë sot vëmendjen globale pasi do të njoftojë vendimin e tij nëse do të tërhiqet apo jo nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Përmes një postimi në Twitter, Presidenti amerikan ka njoftuar se do ta bëjë publik vendimin e tij lidhur me këtë çështje, të martën në orën 14:00, sipas kohës lokale në Uashington.
Duke e cilësuar si “qesharake”, Trump ka kritikuar marrëveshjen e arritur në vitin 2015 mes të Iranit dhe fuqive botërore, e cila i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor.
Presidenti iranian, Hassan Rouhani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkura se “do të pendohen” nëse tërhiqen nga pakti bërthamor.
Kundër tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin është shprehur dhe Sekretari i Jaahtëm britanik, Boris Johnson. Kreu i diplomacisë britanike ka këshilluar Presidentin Trump të mos heqë dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke thënë se “do të ishte gabim të largohej nga një çështje kaq delikate”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.