Drejtësia

Vendimi i Strasburgut, Manja: ’21 janari’ kapitull i hapur, drejtësia duhet të flasë qartë

Pas vendimit të Strasburgut, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se 21 janari është kapitull i hapur, për të cilin autoritetet shqiptare të drejtësisë duhet të dalin me një përgjigje të qarë.

“Më duhet të them që vendimi i Strasburgut dhe pse i vonuar pas 12 vitesh është një vendim i mirë, konfirmoi qëndrimet tona me 21 janarin, është konsideruar shkelje e nenit 2 të konventës. Autoritetet kanë detyrimin për të respektuar vendimin e Strasburgut. 21 janari kapitull i hapur, duhet të ketë përgjigje të qartë të autoriteteve shqiptare për 21 janarin. Strasburgu ka thënë 21 janari nuk është hetuar në gjithë dimensionin si krim shtetëror”, tha Manja.

Sa i takon rastit “Beleri”, Manja përsëriti se është çështje e drejtësisë.

"Më duhet të pohoj qëndrimin se, Beleri është çështje e drejtësisë. Greqia ka qëllimet e veta, por kjo është një çështje e drejtësisë. Nuk besoj se Greqia do bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE", tha Manja.

Ministri i Drejtësisë tha se dosja për ekstradimin e Dritan Rexhepit, i arrestuar më 8 nëntor, do t'i kalojë autoriteteve turke.

“Ministria e drejtësisë në rastin konkret bën vetëm ndërmjetësin ndërmjet dy autoriteteve tona. Dokumentacioni që ka mbërritur në ministri është i plotë dhe shumë shpejt do ua nisim autoriteteve turke”, tha Manja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë