Biznes

Vendimi i qeverisë italiane, kredi me zero interesa për të shlyer borxhet për ndërmarrjet bujqësore

Kredi me normë zero interesi me kohëzgjatje jo më shumë se 15 vjet, për eleminimin e borxheve bankare të papaguara për ndërmarrjet bujqësore.

Kjo është një lehtësirat e dekretit të qeverisë italiane për sektorin bujqësor.

Për dhënien e këtyre kredive, është vendosur krijimi i një fondi i cili, për vitin 2020, do të ketë një buxhet prej 10 milion eurosh.

Kriteret dhe metodat për dhënien e kredive do të përcaktohen me një dekret të mëpasshëm të Ministrisë së Bujqësisë, i cili duhet të miratohet brenda 30 ditëve.

Qeveria gjithashtu sqaron se është e paligjshme që blerësit të bëjnë blerjen e produkteve agroushqimore nga furnitorët me që kanë çertifikata jo të detyrueshme që i referohen COVID-19 (as të treguara në marrëveshjet e furnizimit për shpërndarjen e produkteve rregullisht para marrëveshjeve vetë).

Në rast të shkeljes së vendimit, dënimi varion nga 15 mijë deri në 60 mijë euro.

Pezullohen taksat, pagesa e sigurimeve shoqërore dhe fondi i garancisë.

Dekretligji gjithashtu parashikon një seri të tërë masash shtesë për të mbështetur sistemin e prodhimit, jo vetëm të zonave të prekura direkt nga urgjenca shëndetësore COVID-19.

Shtyrjen e pagesës së taksave deri në fundmaj 2020, pezullim të pagesës së faturave të ujit, gazit dhe energjisë elektrike, deri më 30 prill,pezullimi i pagesës së kësteve të kredive të subvencionuara të dhëna nga Invitalia kompanive për 12 muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë