Motosport

Vendimi i befasishëm, skualifikohen Hemilton dhe Leklerk nga gara e fundit

Gazeta Si – Vendimi ka ardhur pasi janë vënë re parregullsi në fundin e makinave pas përfundimit të garës. Ferrari ngjitet në pod me pilotin spanjoll, Norris shkon në vend të dytë.

Java nuk ka nisur mirë për tifozët e Mercedesit dhe Ferrarit. Ljuis Hemilton dhe Sharl Leklerk, respektivisht në vend të 2-të dhe të 6-të në garën e Austin, janë skualifikuar. Komisari teknik Jo Bauer ka konstatuar parregullsi në fundin e makinave të tyre.

Ferrari ngushëllohet me vendin e 3-të të Karlos Sainz, i cili e kishte përfunduar garën në vend të 4-t, kurse Lando Norris merr vendin e dytë të Ljuis Hemilton. Skualifikimi ndikon te të dy klasifikimet, me Hemilton që i largohet vendit të dytë te pilotët, ndërsa Ferrari fiton pikë ndaj Mercedesit te konstruktorët.

Mercedesi dhe Ferrari nuk kanë respektuar distancën prej 9 mimlimetrash në fundin e makinës, duke shkelur nenin 3.5.9. Të dyja skuderitë duket se e kanë pranuar vendimin e komisarit Jo Bauer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë