Njerez

Vendim historik në Itali/ I mituri fiton gjyqin për t’u vaksinuar, pavarësisht nga kundërshtimi i prindërve

Një vendim historik në Itali. Gjykatësi thotë se i mituri afër moshës së vendimmarrjes mund të shprehë pëlqimin dhe vullnetin e tij kundër asaj që mund të vendosin prindërit për të. Dhe bëhet fjalë për të drejtën për t'u vaksinuar.

Avokati Gianni Baldini, president i një shoqate avokatësh në Toskanë ishte i pari që mblodhi kërkesat për tu vaksinuar kundër Covid-19 nga shumë të mitur, të cilëve prindërit nuk donin të jepnin pëlqimin.

Gjyqtari duke pasur parasysh domosdoshmërinë dhe urgjencën imponuar nga pandemia, autorizoi vaksinimin e të miturit duke i rekomanduar komisionit të vaksinimit mjekësor që të marrë edhe pëlqimin e tij së bashku me atë të babait.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për një 16-vjeçar toskan me prindër të divorcuar por me përgjegjësi të përbashkët ndaj tij.

Ai kishte  marrë pëlqimin e babait, ndërsa nëna kishte dhënë një opinion kundër vaksinës. Për këtë arsye, ai iu drejtua avokatit që apeloi vendimin tek gjyqtari. Ky i fundit pa caktuar seancë paraprake me prindërit ka rekomanduar komisionin mjekësor të vaksinimit që të marrë edhe pëlqimin e të miturit

Kërkesat nga të miturit që duan të vaksinohen pavarësisht mendimit të kundërt të njërit ose të dy prindërve vazhdojnë të pranohen nëpër gjykata.

I mituri i fundit që kërkoi informacion në adresën e-mail të avokatit Baldini në mënyrë që edhe ai të vaksinohej është një djalë 13-vjeçar, që ka vendosur një foto të Spiderman si profil.

Përshtati në Shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë