Njerez

Vendi që ka rreth 70 mijë persona mbi 100 vjeç

Në Japoni numërohen gati  70 mijë persona që kanë kaluar moshën 100 vjeçare.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punës në Japoni, rritja e plakjes sociale dhe zgjatja e jetëgjatësisë ka nisur të evidentohet 48 vite me radhë. Në vitin 1963, në Japoni kanë jetuar vetëm 153 njëqindvjeçarë, thuhet në njoftimin e ministrisë. Numri është rritur në një mijë në vitin 1981, ndërsa në vitin 1998 ishin 10 mijë. Ky numër në vitin 2012 ishte shtuar në 50 mijë persona që kishin kaluar moshën 100-vjeçare. Femrat janë ato që kryesojnë në listën e të moshuarve që kanë kaluar moshën 100 vjeçare.

Centenarët, siç i quajnë demografët, janë mrekulli në botën mjekësore-shkencore. Por në Japoni, jetëgjatësia e përhapur është bërë një barrë për ekonominë.

Vendi ka përqindjen më të lartë të njerëzve mbi 65 vjeç. Kjo, së bashku me normat e lindjeve në rënie, ka lënë grupin e vogël të të rinjve që përpiqen të mbulojnë shpenzimet që lidhen me një popullsi të plakur. Brenda pak viteve popullsia ka pësuar një rënie prej 1 milion. Nëse demografia e vendit vazhdon të zhvendoset në këtë mënyrë, ekspertët parashikojnë një rënie të rëndë ekonomike dhe një prishje në strukturën e jetës shoqërore. "Kjo është vdekja e familjes", ka thënë Mary Brinton, një sociolog i Harvardit, për Business Insider.

SHBA ende mban rekordin për numrin e përgjithshëm të njëqindvjeçarëve, por kjo është kryesisht për shkak të popullsisë së saj më të madhe. Trendet demografike sugjerojnë se Japonia është e detyruar të kërkojë vendin e parë më shpejt se sa më vonë. Popullsia botërore po plaket, dhe analizat e të dhënave të Peë Research kanë parashikuar se numri i njerëzve të paktën 100 vjeç  nga 450,000 në  2015 - do të rritet tetëfish deri në vitin 2050, duke eklipsuar 3.6 milion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë