Njerez

Vendi ku shiten fëmijët për t’i mbijetuar urisë

Thatësira e madhe që ka pushtuar Afganistani ka detyruar familjet në kampet e Heratit të shesin një prej fëmijëve të tyre për të siguruar para që të mbijetojë pjesa tjetër e familjes.

Një nga kameramanët e CNN ka folur me familje të shumta në qytetin perëndimor të Heratit të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në fshat për shkak të thatësirës. Sipas OKB-së mbi 275.000 njerëz janë shpërngulur duke menduar se në qytet do të gjejnë mundësi më të mira për të mbijetuar.

Prej katër vjetësh nuk ka rënë shi në këto zona dhe të gjitha të mbjellat janë shkatërruar. Kushtet ekstreme të motit kanë bërë që në shumë vende të Afganistanit të gjendët vetëm pluhur.
Në një kamp refugjatësh, kameramani takoi Mamareen, një grua rreth 40 vjeç e cila kishte humbur bashkëshorten e saj në luftë dhe që prej asaj kohe ajo dhe fëmijët e saj kishin mbetur të vetëm. Shtëpia e saj po rrënohej, vuanin çdo ditë nga uria dhe kështu ajo u detyrua që të shiste njërën nga vajzat në mënyrë që të ushqente fëmijët e tjerë. Mamareen ia Akilën 6 vjeçare për 3.000 dollarë Najmudinit i cili do ta martonte më djalin e tij 10 vjeç, Sher Agha.

“U largova nga fshati me tre fëmijët për shkak të thatësirës së madhe. Kam ardhur këtu duke menduar se dikush do të më ndihmojë dhe nuk do të vuaj për ushqim, por nuk kam marrë asgjë. Për të shmangur urinë i dhashë vajzën time një burri,” thotë ajo.
Gjithashtu, ajo tha se Akila nuk dinte asgjë për fatin e saj.

“Unë i thash se do të shkojë në një shtëpi ku do të ketë ushqim çdo ditë dhe ajo u lumturua shumë. Askush nuk do të shiste një pjesë të zemrës, por unë nuk kisha zgjidhje tjetër,” shton Mamareen.
Fati i kësaj vajze 6-vjeçare qëndronte, në një tjetër tendë të kampit me Najmudinin, i cili ishte blerësi i saj. Sipas tij, kjo është një traditë e vjetër, pasi prej shumë kohësh ka ekzistuar kultura se vajzat mund të martohen edhe pa pëlqimin e tyre.

“Në fakt për mua ky është një akt bamirësie. Familja e saj nuk kishte asgjë për të ngrënë, ata ishin të uritur, kështu që unë i ndihmova. Edhe unë jam shumë i varfër, por do të shlyej detyrimin tim ngadalë në dy ose tre vjet,” thotë ai
Edhe pasuria e Najmudinit ishte rrënuar nga thatësira. Të mbjellat ishin tharë dhe të gjitha bagëtitë kishin ngordhur ngaqë nuk kishin asgjë për të ngrënë.

Ky fenomen nuk kishte shumë rëndësi për Najmudinin, pasi këto gjëra ndodhnin shpesh në vendin e tyre.
Një tjetër burrë që refuzoi të jepte emrin e tij tha se prej kohësh kishte marrë shumë borxhe për të ushqyer familjen e tij, kështu që ishte i detyruar të shiste vajzën e tij 4-vjeçare. Këto vendime shkatërruese vijnë në një kohë kur Afganistani, po rimëkëmbet nga një sërë luftërash të njëpasnjëshme. /CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë