Asnjë vend nuk është i imunizuar nga këto fenomene, sado të përparuar të jenë teknologjikisht, por më të kërcënuar mbeten vendet e varfëra apo ato në zhvillim e sipër, ku kontrolli i botës online është i pamundur dhe abuzimi me lirinë e pakufizuar është i madh.
Një prej këtyre vendeve është Guinea e Re, që po përballe me rritjen dhe masivizimin e përdorimit të internetit e sidomos të Facebook, por që nuk ka mjetet e duhura për të kontrolluar çfarë dhe si shpërndahet në të.
Ministri i Komunikacioneve, Sam Basil tha se do të bllokohet për një muaj rrjeti social Facebook deri në identifikimin, sipas tij, të profileve të rreme dhe të atyre që shpërndajnë në internet lajme false dhe pornografi.
Por, vendimi i autoriteteve vendase është kritikuar nga organizatat të ndryshme dhe nga shoqata të gazetarëve. Sipas tyre, arsyeja e vërtetë është censura, pasi në Guinenë e Re vetëm 10 për qind e qytetarëve kanë akses tek interneti.
Përhapja e lajmeve të rreme janë shndërruar në shqetësimin kryesor për kompanitë e rrjeteve sociale, që janë vënë në shënjestër të kritikave për mosmarrjen e masave për t’u ofruar përdoruesve se kur një informacion është i saktë dhe kur i rremë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.