Futboll

Vendi i katërt dhe derbi, Maldini dhe Pioli më të rrezikuarit nëse shkon keq

Gazeta Si – Me një eliminim nga Interi dhe një skuadër që nuk merr pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ri, RedBird do të rishohë projektin.

Futbolli është i vështirë, i ashpër dhe i pamëshirshëm. Milani shkoi në Specia për të ndryshuar një javë të vështirë, por mori një tjetër goditje. Tani shkon në ndeshjen më të rëndësishme me Leaon në terapi dhe Zhiru larg 100%-shit.

Skuadra duket e lodhur dhe nuk ka kualitet të mjaftueshëm, një kombinim shumë i shëmtuar, ndërkohë që luhen javët që vendosin sezonin. Duhen dy kthesa të forta, vendi i 4-t dhe finalja e Championsit. Në të kundërt, një rrënim ndaj Interit dhe kalimi në Ligën e Eruopës do të bënte këtë sezon tejet zhgënjyes. Gjithçka ose asgjë, me një të mesme: jashtë ndaj Interit dhe në Champions sezonin e ri.

Xherri Kardinale, pronari i Milanit. Gazeta Si, 15 maj 2023

Milani ka përpara Interin në Champions, dhe pastaj Sampdorian, Juventusin dhe Veronën në kampionat. Nëse Milani arrin vendin e 4-t, bilanci i klubit do të ishte më i mirë dhe me siguri projekti do të vazhdojë. Por nëse nuk ia del, atëherë gjithçka komplikohet dhe më të rrezikuarit janë Maldini dhe Pioli.

RedBird në fund të qershorit rinovoi me Maldinin dhe Masarën, pastaj edhe me Piolin dhe disa lojtarë të rëndësishëm, si Benaser, Tonali, Zhiru dhe Leao. Milani u dha besim lojtarëve kyç dhe tani pretendon të bëjë të tjera përforcime për të vazhduar rrugëtimin e nisur në 2019-ën, i frenuar në këtë 2023 të çuditshëm.

Skenari më i keq do të ishte eliminimi nesër nga Interi dhe një parakalim i mundshëm nga Roma, që do të thotë Liga e Europës. Në këtë rast, dyshimet për projektin që këtë sezon ka pasur ulje-ngritje, rriten ndjeshëm. Milani ka vuajtur, sepse lojtarët e stolit nuk e kanë ndihmuar aspak. Blerje si De Ketelaere dhe Origi mbi të gjithë, kanë zhgënjyer.

Në këtë rast, të parët që rrezikojnë janë Paolo Maldini dhe trajneri Stefano Pioli. Trajneri duket në vështirësi të madhe për ta shtyrë skuadrën që ka humbur një pjesë të shkëlqimit. Duhen zgjedhje fituese, RedBird do lojtarë të rinj me pagë të ulët, jo domosdoshmërisht gati.

Drejtuesit e Milanit, përfshirë edhe presidencën, gjithmonë e kanë vlerësuar Piolin, por projekti varet shumë nga pjesëmarrja në Champions.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë