Gjykata e Durrësit ka pushuar çështjen për shpërdorim detyre ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako për “Velierën”, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë, e cila kishte arritur në përfundimin se nuk kishte shpërdoruar detyrën.
Pas hetimeve, prokurori Edmond Kaloshi u shpreh sot para gjyqtarit Rexhep Bekteshi se nuk ka konstatuar asnjë shkelje nga Bashkia e Durrësit, ndërkohë që çështja pritet që të shkojë në Apel.
Kryebashkiaku i Durrësit ishte denoncuar për shkelje ligjore nga dy shoqata.
Ndërtimi i nënkalimit te “Veliera” prej kohësh ka hapur një debat, ku Shoqëria Civile ka protestuar në lidhje me ndërtimin në një zonë ku janë zbuluar rrënojat e shekullit të 17-të.
Vlera e projektit të shtrirë në 12 mijë metra katrorë shkon në 4 milionë euro, por punimet ishin pezulluar prej shkurtit 2017 në pritje të fjalës së fundit të gjykatës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.