Lajme

Veliaj shërohet nga Covid-19: Mirënjohje mjekëve dhe familjes!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar sot se është rikuperuar plotësisht nga koronavirusi pas dy javësh trajtimi.

Veliaj, i cili ndodhet në izolim, thotë së tamponi i fundit i ka rezultuar negativ, duke falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë, due u ndalur në veçanti tek mjekët dhe familja.

“E kam zemrën plot mirënjohje për familjen time të vogël – Ajola, Kajan dhe nënat e papërtuara – e për familjen e madhe të mijëra prej jush, që më dhatë përditë kurajo e frymëzim për ta mundur këtë flam”, shkruan Veliaj. Do të kish qenë edhe më e vështirë pa këmbënguljen e Ogertës, Albanës, Eugenës e Almes nga ISHP të cilat më këshilluan ta merrja seriozisht që në fillim, pa përkushtimin 24h të Doktor Perlatit apo injeksionet pupël të infermiere Adelinës, si dhe insistimit ditor të shokut Gramoz për t’iu bindur profesionistëve heronj e jo gjithologëve mendjelehtë!”

Sipas kryebashkiakut, ata që e kanë kalur Covid-19 do duhet të jetë më aktiv për të ndërgjegjësuar të tjerët mbi seriozitetin e kësaj krize shëndetësore.

“Jam i brengosur për ata që s’ja dolën, më sëmbon zemrën kjo padrejtësi ku disa jetë këputen kaq beftas në mes! Vazhdoj lutem për familjet që lanë pas, e siç ua kam dëshmuar një pjese prej tyre, do angazhohem me gjithçka mundem për të lehtësuar sadopak dhimbjen e nevojat e tyre, sidomos të fëmijëve!”, thekson Veliaj. Ndaj miq, le të duhemi më shumë, e urrehemi më pak. Të ndihmojmë më shumë, e të shajmë më pak. Të bashkohemi më shumë, e të përçahemi më pak! Nëse i bëjmë këto e bashkëpunojmë me bluzat e bardha, do ngrihemi më të pjekur e më të fortë si komb! Unë besoj!”, përfundon ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë