Analize

“Vdiq duke qarë e bërtitur” – Kush ishte dhe si u vra al-Bagdadi, njeriu që terrorizoi botën

Njeriu më i kërkuar në botë është vrarë sot në një operacion ushtarak në Siri. Presidenti Donald Trump ka njoftuar zyrtarisht se udhëheqësi i grupit xhihadist Shtetit Islamik (IS) mësohet se ka hedhur vetën në erë në veri-perëndim të Sirisë.  Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se Abu Bakr al-Bagdadi u fsheh në një tunel, i ndjekur nga ushtarët amerikanë, ku edhe u vetëvra.

Bagdadi u bë fytyra kryesore e terrorizmit në vitin 2014, kur njoftoi krijimin e një "kalifati" në zonat e Irakut dhe Sirisë, ai e ka udhëhequr ISIS-in drejt mizorive dhe sulmeve të shumta terroriste që lanë mijëra të vdekur në Lindjen e Mesme dhe Europë.

Bagdadi vendosi një regjim brutal në zonat nën kontrollin e tij dhe ishte prapa shumë shumë sulmeve që terrorizuan kryeqytetet europiane.

Në një deklaratë të pazakontë, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha që Bagdadi hyri në një tunel në provincën Idlib, "duke qarë dhe duke bërtitur", ndërsa u ndoq nga qenët ushtarakë.

"Terroristi që u përpoq aq shumë të tmerronte botën i kaloi momentet e tij të fundit në frikë dhe në panik total, i tmerruar nga forcat amerikane", tha ai.

“Bagdadi, i cili ishte me tre fëmijë, vrau veten dhe të gjithë ata që kishte pranë duke shpërthyer jelekun me mina që mbante veshur”, tha zoti Trump. Shpërthimi gjymtoi trupin e Bagdadit, por, sipas presidentit, një test i ADN-së në vend konfirmoi identitetin e tij.

Vendi ku Bagdadi u vra

Cfarë dihet për operacionin?

Bagdadi ishte duke u fshehur përgjatë kufirit Siri-Irak. Shumë pjesë të Idlibit janë nën kontrollin e xhihadistëve duke u dhënë kështu mundësi për strehim udhëheqësve të ISIS.

Bagdaadi ishte nën mbikëqyrje prej më shumë se dy javësh dhe sipas presidentit Trump po hartonte një plan për ringritjen e grupit terrorist.

Forcat amerikane synuan kompleksin ku ai fshihej duke përdorur tetë helikopterë, të cilët u sulmuan me armë zjarri nga xhihadistët. Por ata arritën të hynin në ndërtesë duke sulmuar derën kryesore.

“Ai vdiq si qen”, tha Trump.

Forcat speciale amërikane mësuan kaluan dy orë në zonë, duke mbledhur "informacione shumë të ndjeshëm dhe konfidenciale".

Trump tha që ai vëzhgoi operacionin e së Shtunës nga Shtëpia e Bardhë bashkë me Zëvendës Presidentin Mike Pence dhe zyrtarë të lartë të sigurisë.

Kush është Abu Bakr al-Bagdadi.

Udhëheqësi i grupit xhihadist Shteti Islamik ishte me siguri njeriu më i kërkuar në botë. Ai e qunte vetën "Kalifi Ibrahim" dhe kishte një pasuri prej 25 milion dollarësh të cilat i fitoi nëpërmjet shitjes ilegale të burimeve të naftës, tregtisë së paligjshme të armëve por edhe plaçkitjeve,

Ai ishte shpallur në kërkim në SHBA-ja që nga ngritja e IS pesë vjet më parë.

Në kulmin e saj, ISIS kontrollonte 34,000 km katror territor që shtrihet nga Siria perëndimore në Irakun lindor dhe vendosi rrëgjimin e saj brutal mbi gati tetë milion njerëz. Në këtë mënyrë Bagdadi gjeneroi miliarda dollarë të ardhura nga nafta, zhvatja dhe rrëmbimi.

Bagdadi, emri i vërtetë i të cilit është Ibrahim Awwad Ibrahim al-Badri - lindi në 1971 në qytetin qendror irakian të Samarra në një familje fetare arabe suni që pretendonte se ishte prejardhje nga fisi Kurejshit të Profetit Muhamed, një nga kualifikimet kryesore në historinë islame për tu bërë kalif.

Abu Bakr al-Bagdadi

Që në moshë të re, ai i cilësua si një njeri shumë "besimtar" nga të afërmit për shkak të kohës që kalonte në xhaminë lokale duke mësuar se si të recitonte Kuranin . Prirjet terroriste të Bagdadit filluan që në moshën 20 vjecate kur nisi të ndëshkonte ata që nuk respektojnë ligjin islam, ose Sheriatin.

Pas mbarimit të shkollës në fillim të viteve 1990 ai u transferua në kryeqytetin e Bagdadin. Ai mori një diplomë në studimet islamike para se të niste doktoraturën në Universitetin Islamik të Bagdadit.

Ndërkohë që ishte student, ai jetonte pranë një xhamie Suni në periferi të Bagdadit. Ai thuhet se ka qenë një njeri i qetë dhe luante futboll për klubin e xhamisë. Ai besohet se ka përqafuar xhihadizmin gjatë studimeve.

“Universiteti xhihadist'

Pas pushtimit amerikan që rrëzoi Presidentin Saddam Hussein në 2003, Bagdadi thuhet se ndihmoi në ngritjen e grupi islamik të quajtur Jamaat Jaysh Ahl al-Sunnah ëa-l-Jamaah që sulmonte trupat amerikane dhe aleatët e tyre. Brenda grupit, ai ishte drejtuesi i komitetit të Sheriatit. Në fillim të vitit 2004, Bagdadi u arrestua nga trupat amerikane në qytetin Falluja, në perëndim të Bagdadit, dhe u dërgua në një qendër paraburgimi.

Në fillim të vitit 2006, AQI krijoi një organizatë xhihadiste të quajtur Këshilli Muxhahedinë Shura, të cilës iu bashkua edhe Bagdadi.

Më vonë atë vit, organizata e ndryshoi emrin e saj duke u quajtur Shteti Islamik i Irakut (ISI). Kur lideri i IS u vra në një sulm amerikan në vitin 2010 së bashku me zëvendësin e tij Abu Ejub al-Masri, Abu Bakr al-Bagdadi u emërua pasardhësi i tij.

Deri në fillim të vitit 2013, IS ishte duke kryer dhjetëra sulme në muaj në Irak. Ajo gjithashtu ishte bashkuar me rebelimin kundër Presidentit Bashar al-Asad në Siri, duke i dërguar militantët sirianë përsëri nga Iraku për të ngritur Frontin al-Nusra si bashkëpunëtor i al-Kaedës. Atje, ata gjetën një strehë të sigurt dhe qasje të lehtë në tregtinë e armë.

Përkrahësit e ISIS festuan shpalljen e një kalifati në Raqqa në qershor 2014. Atë Prill, Bagdadi njoftoi bashkimin e forcave të tij në Irak dhe Siri dhe krijimin e një "Shteti Islamik”" (ISIS). Udhëheqësit e al-Nusra dhe al-Kaeda e kundërshtuan këtë veprim, por luftëtarët besnikë të Bagdadi morën kontrollin

Në qershor të vitit 2014, qindra militantë të ISIS hynë në qytetin verior të Mosulit, duke sulmuar ushtrinë e Irakut, dhe më pas përparuan drejt jugut drejt Bagdadit, duke masakruar kundërshtarët e tyre dhe duke kërcënuar të zhdukin shumë pakicat etnike dhe fetare të vendit.

Në fund të muajit, pasi konsolidoi mbajtjen e dhjetërave qytete të Irakut, ISIS deklaroi krijimin e një "kalifati" një shtet i qeverisur nga Bagdad. Ai u vetëshpall si "Kalifi Ibrahim" dhe kërkoi besnikërinë e myslimanët në mbarë botën.

Hera e fundit qe Abu Bakr al-Bagdadi u pa ne kamera

Pesë ditë më vonë, u publikua një video që tregonte Bagdadin tek jepte një predikim në Xhaminë e Madhe të al-Nuri në Mosulit, e cila ishte paraqitja e tij e parë publike në kamera.

Në fjalimin të frikshëm, Bagdadi i urdhëroi myslimanët të emigronin në territorin ISIS me qëllim që të zhvillonin një luftë për besimin kundër jobesimtarëve. Dhjetëra mijëra të huaj, përfshirë edhe shumë besimtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, iu bindën thirrjes, duke marrë me vetë edhe fëmijët,

Pak më shumë se një muaj më vonë, përparimi i militantëve të IS në zonat e kontrolluara nga pakica etnike kurde në Irak dhe vrasja ose skllavërimi i mijëra kurdëve, bëri që një koalicion multinacional i udhëhequr nga SHBA-ja të fillonte një fushatë ajrore kundër xhihadistëve në Irak. Ajo filloi të kryente sulme ajrore në Siri që në shtator, pasi IS preu kokat e disa pengje perëndimore.

ISIS e mirëpriti perspektivën e konfrontimit të drejtpërdrejtë me koalicionin e udhëhequr nga SHBA.-ja, duke e parë atë si një provë të një përballjeje midis myslimanëve dhe armiqve të tyre.

Deri në vitin 2018, pas dhjetëra sulmeve terroriste në Europë, grupi xhihadist mendohej se kishte ende mijëra mbështetës të armatosur në rajon. Në Irak, ata tashmë po kryenin sulme në përpjekje për të minuar autoritetin e qeverisë.

Në prill të vitit 2019, Bagdadi u shfaq në një video për herë të parë në gati pesë vjet. Por, në vend që të fliste nga një xhami në Mosul, këtë herë ai ishte ulur këmbëkryq në dyshemenë e një dhome të zbrazur me vetëm disa pushkë pranë tij.

Ai pranoi humbjet e grupit të tij dhe tha se ISIS tani po zhvillonte një "betejë tërheqjeje", duke u bërë thirrje mbështetësve të sulmonin burimet njerëzore, ushtarake, ekonomike dhe logjistike të armiqve të tij.

"Ata duhet ta dinë se xhihadi po vazhdon deri në Ditën e Kijametit,dhe se Zoti i Madhëruar na porositi të luftojmë”, tha ai.

Nuk ishte e qartë se kur ose ku u regjistrua videoja, por Bagdadi dukej se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ai u pa duke u ulur me të paktën tre burra të tjerë, fytyrat e të cilëve ishin maskuar ose turbulluar, pa e ditur se kjo do të ishte hera e fundit që do të shfaqej në publik. Edhe pse vdekja e tij nuk do t’i japë fund ideologjive ekstremiste dhe xhihadiste, ajo është një fitore e madhe kundër terrorizmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë