Ne rrjet

Lideri i ISIS-it u spiunua nga gruaja e tij!

Vdekja e liderit të Shtetit Islamik në Siri ka ardhur pas një operacioni disa-mujor nga CIA dhe spiunët e saj në Lindjen e Mesme.

Informacioni befasues për Abu Bakr al-Bagdadi në një fshat të thellë brenda Sirisë veriperëndimore të kontrolluar nga grupet rivale të al-Kaidës, erdhi pas arrestimit dhe marrjes në pyetje të njërës nga gratë e zotit al-Bagdadi.

Lajmi i konfirmua nga dy zyrtarë amerikanë, të cilët thanë se CIA bashkëpunoi ngushtë me zyrtarët e inteligjencës irakiane dhe kurde në Irak dhe Siri për të identifikuar vendndodhjen e saktë të zotit al-Bagdadi. Ata paguan spiunë për të monitoruar lëvizjet e tij periodike, duke lejuar komandot amerikane të organizonin sulmin qe coi në vetëvrasjen e të shtunën.

Zyrtarët lavdëruan kurdët, të cilët vazhduan t'u jepnin informacione CIA-s mbi -Bagdadin edhe pas vendimit të zotit Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria Veriore, i cili i la kurdët të vetëm përballë ofensivës ushtarale turke. "Kurdët sirianë dhe irakianë-tha një zyrtar- siguruan më shumë informacione për sulmin sesa spiunët e CIA-s".

Planifikimi i sulmit filloi këtë verë. Njësia ushtarake elitare "Delta Force" filloi të hartojë planet për të kryer një mision të fshehtë për të vrarë ose kapur udhëheqësin e ISIS, por u përball me pengesa të mëdha. Vendndodhja ishte thellë brenda territorit të kontrolluar nga Al Kaeda. Hapësira ajrore mbi atë pjesë të Sirisë kontrollohej Rusia. Madje ushtria amerikane ishte gati të anulonte misionin në minutën e fundit të paktën dy herë.

"Të premten Presidenti zgjodhi planin q ë iu duk më i përshtatshëm dhe na dha dritën jeshile për të vazhduar ashtu siç bëmë dje," tha Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Mark Esper.

Tuneli u fsheh Al Bagdadi

Esper tha që nuk e dinte nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin qenë në gjendje të kryenin sulmin me helikopterëv kundër kompleksit të zotit Bagdadi, nëse trupat amerikane do të ishin tërhequr plotësisht nga Siria.

Përveç rrëfimit të zotit Trump, edhe shumë zyrtarë të Pentagonit ofruan për mediat amerikane kronologjinë e sulmit pasi presidenti miratoi operacionin.

Rreth mesnatës të së dielës, tetë helikopterë amerikanë u ngritën nga një bazë ushtarake pranë Erbilit ne Irak. Helikopterët kaluan kufirin sirian dhe pastaj fluturuan gjatë gjithë Sirisë dhe mbërritën në fshatin Barisha, ku ishte fshehr Bagdadi, në veri të qytetit Idlib, pas 70 minutash. Pak para se të zbrisnin, helikopterët dhe aeroplanët e tjerë të luftës filluan të qëllonin mbi një kompleks ndërtesash, duke siguruar mbulesë për komandot e Forcës Delta.

Presidenti Trump, së bashku me Esper, Zëvendës Presidentin Mike Pence dhe Gjeneralin Mark A. Milley, panë një video operacionin nga Shtëpia e Bardhë, i cili u filmua nga avionët që rrotulloheshin mbi fushëbetejë. Komandot amerikanë vranë disa xhihadistë dhe larguan gjithashtu 11 fëmijë nga vendngjarja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë