Lajme

Vdes në maternitet foshnja 10 ditëshe, dy infermieret nën hetim

Një foshnjë vetëm 10-ditëshe ka ndërruar jetë në Maternitetin e Spitalit Rajonal të Beratit. Nga burimet spitalore bëhet me dije se fëmija kishte lindur nën peshë, e për këtë arsye mbahej në inkubator.

Nga këqyrja e jashtme e trupit të pajetë, nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë pritet kryerja e autopsisë, nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së foshnjës, ndërkohë që kanë filluar hetimet ndaj bluzave të bardha të këtij spitali.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, për dy infermieret, përkatësisht për Kristina Shkarpa dhe Teuta Zema, 50 dhe 52 vjeç, banuese në Berat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë