Muzike

Vdes mbretëresha e Rock’n Roll-it, Tina Turner. Vuante nga një sëmundje e gjatë (detajet e para)

Tina Turner ka vdekur. Një nga interpretueset më të njohura të skenës botërore të rock-ut ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare.

Turner ka pasur një sërë problemesh shëndetësore viteve të fundit, përfshirë edhe kancer, një sulm Në zemër dhe probleme me veshkat.

Lajmin e dha fillimisht gazetarja britanike Stephanie Rendall në Twitter. Më pas u konfirmua edhe nga zëdhënësi i saj.

"Tina Turner, mbretëresha e Rock'n Roll-it, u nda nga jeta e qetë sot në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Cyrihut të Zvicrës. Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një modele", thuhet në njoftim.

E adhuruar për zërin e fuqishëm dhe energjinë e jashtëzakonshme, ajo do të mbahet mend përgjithmonë me këngë si River Deep, Mountain High, What’s Love Got to Do With It dhe The Best! 

Reagimet në gjithë botën për ndarjen nga jeta të Tina Turner-it kanë qenë të shumta. Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë thanë se kjo ishte një humbje e madhe për muzikën dhe kulturën botërore.

Në shenjë respekti, këngët e saj kumbuan sonte në festivalin e Kanës. Ngushëllime kanë shprehur emra të njohur të botës së muzikës si Mik Xheger, Eros Ramazzotti, Gloria Gaynor, Diana Ross, etj.

Dhimbjen për ndarjen nga jeta të Tina Turner-it e shprehu edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook. Ai shprehet se “me vdekjen e Turner sonte toka është më e varfër e qielli më i shndritshëm.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë