Policia e Durrësit, përmes specialistëve të saj hetimorë, ka bërë të mundur detajimin e plotë të vdekjes së të moshuarës në Durrës, Floresha Shkurti.
Shtetasja Floresha Shkurti nuk ka vdekur nga shkaqe natyrale, por nga një agresion i nipit të saj 21-vjeçar, Redmon Gruda.
Burime zyrtare nga policia pohojnë se autori i dyshuar i ngjarjes, nipi i saj, i cili tashmë është arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij. Kjo e fundit për shkak të plagëve të marra në kokë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
21-vjeçari Redmon Gruda do të procedohet tashmë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrësit për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.