Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Bregut të Lumit, teksa 13-vjeçarja u dërgua me plagë të rënda nga i ati Xhevat Brahaj në spital, por që ndërroi jetë.
Policia bën të ditur se e mitura dyshohet se është vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit. Xhevat Brahaj sapo kishte hyrë në banesë, kishte parë përtokë vajzën e tij të mbuluar në gjak. Pavarësisht tentativës së mjekëve për ta shpëtuar, e mitura K. Brahaj, nuk mundi të mbijetonte.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Familja rome jetonte në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë dhe mësohet se prindërit e të miturës janë shurdhmemecë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.