Moti

Në Jug erëra të forta dhe det më dallgë deri në fund të javës

Cikloni Mesdhetar i cili po ushtron aktivitetin e tij në shtetin Helen, po influencon tagent edhe në vendin tonë duke u manifestuar me vranësira dhe intesifikim te fenomenit të erës. Moti ka nisur me vranësira dhe kthjellime. Edhe në orët e ardhshme do të mbetet me vranesira kryesisht në jug, ku nuk përjashtohet të ketë dhe rreshje të pakta.

Meterologja e Gazetës “Si” tregon se era do të jetë me intesitet me shpejtesi 10-20 m/sek në brigjet e detit Jon dhe dallgëzimi do të jetë i forcës 5-6 ballë dhe lartesia e vales 1,0-2,0 në det të hapur. Temperaturat do të jenë:

Zona malore 17-26 gradë celsius

Zona e ulët 18-34 gradë celsius

Zona bregdetare 19-31 gradë celsius.

Dita e Shtune do të vijoje me kthjellime dhe vranesira, era do të jetë sërish e vrullshme me shpejtësi 15/20/ 25 m/sek në bregdetin e Vlorës dhe të Sarandës dhe dallgëzimi do të jetë deri 6 ballë në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta në zonat e ulëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë