Duke filluar nga data 17 shtator lëvizja në “Rrugën e Kombit” do bëhet kundrejt pagesës. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, u ka bërë thirrje qytetarëve gjatë ditës së sotme të mos paguajnë taksën për Rrugën e Kombit.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai theksoi se kryeministri nuk paguante asnjë lekë për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel, ndërsa kuksianët duhet të paguajnë lekun e fundit për të hyrë në shtëpitë e tyre.
“QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE.
Kryeministri për vete shkon në shtëpi në SURREL pa paguar asnjë lek, ndërsa kuksianet e varfër duhet të paguajnë lekun e fundit për të hyrë në shtëpi.
Qeveria hajdute kërkon sërish që të fillojë pagesa te Rruga e Kombit, që me paratë e qytetarëve të mbushë xhepat e saj dhe të oligarkëve.
Pasi i bëri lekët rrush e kumbulla për vetura luksoze, wc e zyra për qejf të saj tani do që t'ju rrjepë lekët qytetarëve të varfër.
Qytetarët paguajnë qindra milion euro për rrugët ndaj dhe karburantin e kanë shqepur me taksa dhe është me çmimin më të tmerrshëm në Europë krahasuar me pagat e mjerueshme të shqiptarëve”, shprehet Vasili në rrjetin social “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.