Kreu i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka sulmuar qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor.
Sipas Vasilit sot shëndetësia është një skutë qorre në Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe se është zhbërë një traditë e shkëlqyer profesionalizmi e epidemiologjisë shqiptare të konsoliduar në vite, duke sjellë në vëmendje epideminë e fruthit dhe alarmin për Ethet e Nilit. Vasili shprehte se shëndetësia është një llogari më shumë e oligarkëve klientë të qeverisë.
“E përqendruar tek një check up i falimentuar dhe një turp profesional mjeksor, që thjesht gllaberon paratë publike, shëndetësia është katandisur thjesht në një llogari më shumë e oligarkëve klientë të qeverisë”, shkruan Vasili.
Mes të tjerash, ai nuk ngurron të hedhë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, edhe po të dërmohet Shqipëria nga epidemitë do të thotë shprehjen idiote “kështu u ndodh edhe të tjerëve” dhe do të përkëdhelet me debilitet para pasqyrës ku i rruajnë mjekrën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.