Kosova

Vasfije Krasniqi, gruaja e parë që foli për dhunimin seksual nga serbët në listën e Vetëvendosjes

Vasfije Krasniqi do të jetë kandidate në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete e cila do ta mbajë numrin 4.

Këtë e konfirmoi vëllai i saj, Nafi Krasniqi. Ai tha se Vasfije Krasniqi nuk aderon as si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje e as përmes Vjosa Osmanit, por si kandidate që synon ta vazhdojë kauzën për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Po, Vasfija do të jetë kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo do të ketë numrin 4. Por nuk aderon as në partinë e Albin Kurtit, e as do të jetë me Vjosa Osmanin. Ajo do të mbështes kauzat e saj për të mbijetuarit e dhunës seksuale”, ka thënë ai.

Krasniqi ishte gruaja e parë që foli publikisht për dhunimin seksual që ia kishin bërë forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë