Bota

Varianti indian do të jetë dominant në SHBA brenda një jave

Sipas të dhënave të reja, varianti me transmetueshmëri të lartë i njohur si B.1.617.2 ose “Delta”, tashmë përbën më shumë se 10 për qind të rasteve në SHBA, nga 1 për qind që ishte më pak se një muaj më parë.

“Kur do të bëhet B.1.617.2 (Delta) varianti dominues në SHBA? Mund të ndodhë javës tjetër (ose dy javët e ardhshme) bazuar në trendët e të dhënave tona testuese,” shkroi në Twitter studiuesi Alexandre Bolze.

Ky variant, që u zbulua për herë të parë në Indi, ka bërë kërdinë në Mbretërinë e Bashkuar, ku tashmë përbën edhe 91 për qind të të gjitha rasteve të reja. Dominimi i këtij varianti ka bërë që rastet me Covid-19 në vend të rriten me 109 për qind në një javë të vetme, ndërsa qeveria po konsideron shtyrjen me një muaj të kufizimeve anti-covid. 

Varianti Delta (indian) i koronavirusit mund të jetë forma dominante e virusit në SHBA, në vetëm një javë.

Sipas të dhënave të reja, varianti me transmetueshmëri të lartë i njohur si B.1.617.2 ose “Delta”, tashmë përbën më shumë se 10 për qind të rasteve në SHBA, nga 1 për qind që ishte më pak se një muaj më parë.

“Kur do të bëhet B.1.617.2 (Delta) varianti dominues në SHBA? Mund të ndodhë javës tjetër (ose dy javët e ardhshme) bazuar në trendët e të dhënave tona testuese,” shkroi në Twitter studiuesi Alexandre Bolze.

Ky variant, që u zbulua për herë të parë në Indi, ka bërë kërdinë në Mbretërinë e Bashkuar, ku tashmë përbën edhe 91 për qind të të gjitha rasteve të reja. Dominimi i këtij varianti ka bërë që rastet me Covid-19 në vend të rriten me 109 për qind në një javë të vetme, ndërsa qeveria po konsideron shtyrjen me një muaj të kufizimeve anti-covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë